Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MOSKË


Kriza e pengjeve në shkollën në Beslan në jug të Rusisë po vazhdon edhe sot për të tretën ditë me rradhë, në pritje të një zgjidhjeje. Presidenti i Republikës së Osetisë Veriore, Alexander Dzasokhov, në një konferencë të mbajtur sot bëri të ditur se kërkesa e rrëmbyesve është pavarsia e Çeçenisë.
Ndërkohë që njoftohet për të shtëna armësh në afërsi të shkollës me ç'rast disa veta janë plagosur. Dzasokhov mohoi shifrat e mëhershme të pengjeve duke thënë se së paku 500 persona, përfshier nxënës, prindër dhe arsimtarë po mbahen peng nga ky grup. Rrëmbyesit, dje liruan 26 pengje kryesisht gra dhe fëmijë. Agjencitë e lajmeve citojnë pengjet e liruara të kenë thënë se më shumë se 1 mijë veta po mbahen brenda në shkollë.
Komiteti Ndërkombëtarë i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje për lirimin e këtyre pengjeve.
XS
SM
MD
LG