Ndërlidhjet

PEJË


Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi e ka shfaqur shpresën që serbët e Kosovës do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit. Sipas tij, në rast të mospjesëmarrjes së mundshme, komuniteti serb vihet në pozicion të rrezikshëm, por njëkohësisht humb edhe kredibiliteti i faktorit ndërkombëtar.
Rexhepi i bëri këto komente gjatë një vizite në Pejë, ku bashkë me kreun e UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, qëndruan për t'u takuar me autoritetet e Kuvendit Komunal.
Rexhepi dhe Petersen e vizituan edhe fshatin Bellopojë, ku tashmë janë kthyer disa pjesëtarë të komunitetit serb, të zhvendosur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG