Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRAGË


Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar pengmarrjen në Rusinë jugore, që kulminoi me përleshje haotike dhe la mbi 100 të vrarë dhe qindra të plagosur.
Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e sotëm në Holandë, kanë shprehur "solidaritet të plotë" me Rusinë.
Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer tha se nuk ka arsye legjitime për marrjen peng të fëmijëve, të cilën e quajti "krim të tmerrshëm".
Ministri i Jashtëm i Holandës Bernard Bot, vendi i të cilit e kryeson Bashkimin Evropian, shprehu keqardhje që kriza nuk mundi të përfundojë në mënyrë paqësore.
Qeveria amerikane e quajti pengmarrjen "barbare", dhe tha se e mbështet aksionin e forcave ruse të sigurisë, ndërsa për gjakderdhjen tha se fajtorë janë "terroristët".
XS
SM
MD
LG