Ndërlidhjet

ZAGREB


Mediat në Kroaci kanë raportuar se autoritetet do ti fillojnë hetimet lidhur me rastin e ish ministrit të punëve të brendshme të Maqedonisë, Lube Boshkovski, që akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e shtatë personave nga Azia. Zoti Boshkovski ishte arrestuar të martën e kaluar në qytetin Pula, me ç'rast një gjykatë i ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Lube Boshkovski, që ka edhe shtetësi kroate, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
XS
SM
MD
LG