Ndërlidhjet

TIRANË/PRISHTINË


Mijëra shqiptarë i vërshuan mbrëmë rugët e Tiranës për të festuar fitoren e kombëtares së Shqipërisë kundër kampionit evropian Greqisë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin botëror. Agjencia DPA raporton se më se 5 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kishin ardhur në Tiranë për ta ndjekur këtë takim.
Agjencia FP informon se edhe në Prishtinë mijëra dashamirë të futbollit dolën në rrugë për ta festuar fitoren e futbollistëve të Shqipërisë. Policia e Unmikut ka thënë se nuk janë marrë masa të shtuara të sigurisë, pasi, siç është shprehur zëdhënësi Malcolm Ashby, "kjo është një ngjarje gëzimi dhe do të ishte fatkeqe nëse do të ndodhte diçka e pahijshme".
XS
SM
MD
LG