Ndërlidhjet

NJU JORK


Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i është nënshtruar sot një operacioni bajpas në zemër në një spiotal në Nju Jork, ka raportuar rrjeti televiziv CNN. Është raportuar se ekipi i kirurgëve kryesohet nga doktori Craig Smith. Mendohet se kjo ndërhyrje kirurgjike do të zgjasë afro 5 orë. Agjencia Reuters informon se zëdhënësi i spitalit dhe ai i zotit Clinton nuk kanë pranuar të bëjnë komente.
XS
SM
MD
LG