Ndërlidhjet

MOSKË


Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan sot në Moskë, kundër terrorizmit, përderisa në Rusi për të dytën ditë me rradhë u mbajt zi në nder të mbi 330 viktimave në shkollën në Beslan.
"Fëmijët e Beslanit, janë fëmijët tanë. Të mbajmë një minutë heshtje në shenjë rrespekti për të gjithë ata që humbën jetën në këtë tragjedi", tha Mikhail Nagaitsev, njëri nga organizatorët e demonstratave të sotme.
Ndërkohë presidenti rus Vlladimir Putin e hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së hetimeve publike, duke thënë se do të bëhen hetime të brendshme lidhur me rrethimin e shkollës në Beslan.
XS
SM
MD
LG