Ndërlidhjet

TOKIO


Një gjyq i distriktit të Tokios ka marrë një vendim kundër urdhërit për dëbimin e ish kampionit botëror të shahut, Bobby Fischer nga Japonia, ka informuar sot John Bosnitch, nga grupi i përkrahësve të zotit Fischer. Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo do të thotë se ish kampioni botëror i shahut mund të mbetet në Japoni deri në vendimin e gjyqit lidhur me rastin Fischer. Është thënë se se kjo procedurë gjyqësore mund të zgjasë një vit. Ish kampioni botëror, Bobby Fischer, për të cilin shumë ekspertë mendojnë se është shahisti më i mirë botëror i të gjitha kohërave, prej 13 korrikut është i arrestuar në Japoni, për shkak se autoritetet kufitare japoneze kanë thënë se pasaporti i tij amerikan ishte i parregullt. Shtetet e Bashkuara e kërkojnë zotin Fischer prej vitit 1992 për shkak të shkeljes së sanksioneve ndërkombëtare kundër Jugosllavisë, pasi në territorin e këtij vendi e zhvilloi një takim me ish kampionin botëror, Boris Spassky.
XS
SM
MD
LG