Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se beson që udhëheqësi i Al-Kaidës Osama bin Laden, ende është i gjallë.
Powell i ka deklaruar agjencisë Associated Press, se rrjeti terrorist Al-Kaida është goditur rëndë në nivelet e larta, prej para tre viteve, kur bin Ladeni u paraqit në televizion.
Të enjten, zëvendësi i bin Ladenit, Ayman al-Zawahri lëshoi një videoincizim, në të cilin grupi kërcënohej se do t'i mundë Shtetet e Bashkuara në Irak dhe në Afganistan.
Powell tha se Al-Kaida e ka kapacitetin për t'u regjeneruar, por shtoi se cilido udhëheqës i ardhshëm nuk do ta ketë aftësinë e as përvojën e atyre që janë vrarë apo janë kapur gjatë luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG