Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MITROVICË


"Kosova ka planin e vet të decentralizimit dhe reforma e pushtetit lokal do të mbështetët në të, ndërkohë që UNMIK-u është i gatshëm të dëgjojë shqyrtojë edhe idetë nga Serbia, por jo planin e qeverisë së Serbisë për decentralizimin", ka thënë sot kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen. Ndërkohë, kryeministri Bajram Rexhepi tha se "përfaqësuesit e serbëve të Kosovës mund të propozojnë ide në grupin punes, qofshin ato ide edhe nga plani i qeverisë së Serbisë". Këto komente janë bërë sot gjatë një dreke të kryeadministratorit Petersen, kryeministrit Rexhepi dhe komandantit të KFOR-it Yves de Kermabon në Shalë të Bajgorës afër Mitrovicës.
Kryeministri Rexhepi dhe krerët e misioneve civile dhe ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, kanë ritheksuar sot gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtë për të përmbushur synimet e përbashkëta me qëllim të përmbushjes së standardeve dhe për të ngritur në partneritet nivelin e bashkëpunimit.
XS
SM
MD
LG