Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

NJU JORK / UASHINGTON


Amerikanët sot kanë përkujtuar rreth 3000 mijë viktimat e sulmeve terroriste të para tri viteve.
Në Nju Jork, prindërit e atyre që vdiqën Qendren Tregëtare Botërore lexuan emrat e viktimave para një mase të madhe njerëzish.
Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeprefekti i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg.
"Nuk ka fjalë për të përshkruar dhembjen e prindërve që humbën fëmijët", ka thënë Majkël Blumberg.
Ceremoni rasti janë mbajtur edhe në Uashington për 184 viktimat që vdiçën atë ditë pas goditjes me aeroplan të ndërtesës së Pentagonit.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti George Bush ka udhëhequr minutën e heshtjes në nivel kombëtar. Me këtë rast presidenti Bush është zotuar se se do të vazhdoj luftën kundër terrorizmit.
"Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të qëndrojnë në ofanzivë dhe të ndjekin terroristët kudo çoftë që ata stërviten, flejnë ose atje ku synojn të lëshojnë rrënjë", ka thënë presidenti Bush.
Është prononcuare dhe kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale, Xhon Keri, i cili ka thënë se amerikanët duhet të jenë të bashkuar në përpjekjet për të mposhtur terrorizmin.
"Jemi një Amerikë në lutjet tona për ata që na i morrën nga ne dhe familjet e tyre më 11 Shtator. Ne jemi një Amerikë në vendosmërinë e paluhatshme për të mbrojtur vendin tonë dhe për të goditur terroristët përpara se ata të na godasin", ka thënë senatori Xhon Keri.
Manifestime përkujtuese me viktimat me rastin e 3 vjetorit të sulmeve terroriste janë mbajtur në gjithë Amerikën dhe në shumë vende tjera të botës.
Në Romë Papa Xhon Pali i Dytë ka dënuar terrorizmin dhe ka shtuar se ai lutet për popullin amerikan.
Në Kosovë udhëheqës partiak dhe institucional i kanë dërguar letra mbështetjeje Zyrës Amerikane me rastin e 3 vjetorit të sulmeve terroriste.
XS
SM
MD
LG