Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

VARSHAVË


Kryeministri i Polonisë Marek Belka ka bërë përpjekje për të shmangur mosmarrëveshjet me Gjermaninë fqinje rreth reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore.
Të premten parlamenti i Polonisë miratoi një rezolutë duke thënë se Gjermania ka dështuar të kompensoj në formë adekuate Poloninë për dëmet e luftës.
Por, kryeministri Belka tha se deklarata ishte reagim defanziv ndaj kërcënimeve të disa ligjvënësve gjermanë.
Polonia ka humbur 6 milionë banorë, prej të cilëve gjysma ebreitë, gjatë luftës, që kishte filluar me sulmin e Gjermanisë kundër këtij vendi në vitin 1939.
XS
SM
MD
LG