Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti amerikan, George Bush sot i ka shprehur ngushëllime popullit të Rusisë për vrasjen e 339 personave të rrëmbyer në shkollën në Beslan. Duke folur në ambasadën ruse në Uashington, ku u nënshkrua në librin e ngushëllimeve, presidenti Bush tha se "në luftën kundër terrorizmit të dy vendet duhet të qëndrojnë njëra pranë tjetrës për ta bërë botën më paqësore". Agjencia FP informon se këto mesazhe u transmetuan drejtëpërsëdrejti në televizionin e Rusisë.
XS
SM
MD
LG