Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Më shumë se 100 njerëz raportohet të jenë vrarë në valën e djeshme të përleshjeve në Irak ndërmjet kryengritësve dhe forcave irakiene dhe amerikane.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjendja më e rëndë ishte në Tal Afar afër kufirit me Sirinë, ku u vranë 51 njerëz. Në luftimet në të ashtuquajturën 'Zonë të Blertë' në Bagdad, ku gjenden selia e qeverisë dhe ambasadat e huaja, u vranë 37 veta.
Një gazetar i televizionit Al-Arabia u vra nga zjarri i një helikopteri amerikan.
Nga qyteti Ramadi, raportohet për 10 të vrarë, ndërsa në Hilla, në pjesën qendrore të vendit, tre ushtarë polakë u vranë në një pusi.
Ministri i Jashtëm Hoshyar Zebari tha se gjendja e sigurisë mund të ndikojë në mbajtjen e planifikuar të zgjedhjeve, ndërsa sekretari amerikan i shteit Colin Powell tha se forcat amerikane dhe irakiene, ndoshta do t'i japin fund kryengritjes.
Nga Roma njoftohet se ministri i Jashtëm Franco Frattini do të udhëtojë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për t'i liruar dy punëtoret humanitare italiane që janë rrëmbyer në Irak.
XS
SM
MD
LG