Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të zënë peng në Irak dhe kanë dënuar dhunën e fundit të përgjakshme, nga e cila u vranë së paku 45 persona. Në këtë takim nuk ishte i pranishëm ministri i jashtëm italian, Franco Frattini, i cili është nisur për në Lindjen e Mesme, në kuadër të përpjekjeve për lirimin e dy punëtoreve humanitare italiane që mbahen peng nga rrëmbyesit në Irak. Poashtu, peng mbahen edhe dy gazetarë francezë.
XS
SM
MD
LG