Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjatë qëndrimit të tyre në Zagreb, udhëheqësit e listës qytetare ORA, Veton Surroi dhe Ylber Hysa sot u takuan me presidentin e Kroacisë, Stpe Mesiq. Zoti Mesiq ka shprehur interesim për subjektin politik ORA dhe për zhvillimet në skenën politike të Kosovës, është kumtuar nga zyra për media e subjektit ORA. Veton Surroi foli për programin politik rajonal të këtij subjekti të ri në Kosovë dhe u interesua për mundësitë e përfitimit të Kosovës nga përvoja e Kroacisë në procesin e stabilizim – asocimit.
XS
SM
MD
LG