Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga sulmet e sotme ajrore dhe artilerike të ushtrisë amerikane kundër caqeve në qytetin Falluxha të Irakut, ka pasur të vrarë dhe të plagosur. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se disa nga sulmet kishin marrë në shënjestër vend takimet që shfrytëzoheshin nga anëtarët e një grupi, që është i lidhur me al-Kaidën. Burime spitalore në Falluxha kanë thënë se së paku 16 persona janë vrarë, përfshirë këtu edhe gra e fëmijë, ndërsa më se 20 të tjerë janë plagosur. Prej zhvillimeve të tjera në Irak veçohen raportet për vrasjen e 6 irakianëve, kur forcat amerikane kanë hapur zjarr në një fshat afër qytetit Hilla. Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk ka dhënë komente lidhur me këto raporte.
XS
SM
MD
LG