Ndërlidhjet

LONDËR


I dërguari çeçen Ahmed Zakajev i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në sjelljen e paqes në Çeçeni, në të kundërtën paralajmëroi ardhmëri tragjike të ngjashme me krizën në shkollën në Beslan.
Zakajev, bashkëpuntor i afërt i liderit çeçen Aslan Maskadov, i kritikoi qeveritë perendimore për përkrahjen e politikës së presidentit rus Vladimir Putin ndaj Çeçenisë.
Politika e Putinit nuk e ka stabilizuar situatën në Çeçeni, por përkundrazi e ka ashpërsuar, tha Zakajev në një konferencë për shtyp në Londër.
Ndërkohë ministria e Brendshme e Çeçenisë, njoftoi se 5 ushtarë rusë janë vrarë dhe disa janë plagosur në dy sulme të ndara të kryengritësve çeçenë.
XS
SM
MD
LG