Zëdhënësi i administratës ndërkombëtare, Neeraj Singh ka thënë sot se vrasja e 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq, më 5 qershor të këtij viti në Graçanicë, ishte e motivuar etnikisht. Ai mëtutje ka informuar se një lidhje me këtë vrasje, një prokuror publik ndërkombëtar ka ngritur aktakuzë kundër Labinot Gashit dhe një të mituri nga Prishtina.