Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëdhënësi i administratës ndërkombëtare, Neeraj Singh ka thënë sot se vrasja e 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq, më 5 qershor të këtij viti në Graçanicë, ishte e motivuar etnikisht. Ai mëtutje ka informuar se një lidhje me këtë vrasje, një prokuror publik ndërkombëtar ka ngritur aktakuzë kundër Labinot Gashit dhe një të mituri nga Prishtina. Zoti Sing mëtutje ka informuar se tre persona të tjerë janë akuzuar se i kanë futur zjarrin një kishte ortodokse në Prizren gjatë trazirave të marsit në Kosovë, nga të cilat u vranë 19 persona dhe u shkatërruan afro 800 shtëpi.
XS
SM
MD
LG