Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka thënë se vendimi unilateral i Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në Irak në mars të vitit 2003, ka qenë "i paligjshëm".
Annan i ka thënë radios shtetërore britanike se duhej të kishte një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit, e cila do ta miratonte ndërhyrjen.
"Kam sinjalizuar se lufta kundër Irakut nuk ishte në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Nga pikëpamja jonë, nga pikëpamja e Kartës, lufta ishte e paligjshme", tha Annan.
Kryeministri i Australisë John Howard i hodhi poshtë pohimet e Annanit, duke thënë se sulmi kundër Irakut ishte legjitim dhe i justifikueshëm, si dhe kishte mbështetje në të gjitha rezolutat e mëhershme të Kombeve të Bashkuara.
"Jam pak i befasuar që 18 muaj pas ngjarjes, kjo çështje përsëri aktualizohet. Unë nuk pajtohem me komentet e sekretarit të përgjithshëm", tha John Howard, duke shtuar se pikëpamja e sekretarit të përgjithshëm është në mospërputhje me rekomandimin legal që ishte dhënë asokohe, sipas të cilit, aksioni plotësisht ka qenë në pajtim me normat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG