Patrick MOORE, analist i Radios Evropa e Lirë
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mur, presidenti rus Vladimir Putin të hënën ka urdhëruar ndryshime në sistemin politik që sipas tij synojnë luftimin e terrorizmit, por që kanë nxitur akuza se Putini duke eksploatuar tragjedinë e Beslanit në fakt synon forcimin e pushtetit personal. Cili është komenti i juaj?
PATRICK MOORE
Sigurisht ajo që thoni është absolutisht e drejtë. E dimë që qendrat e provincave dhe gurernatorët e provincave, u bënë me mjaft pushtet nën presidencën e Jelcinit, por zoti Putin synon që të shtrijë kontrollin e qendrës mbi rajonet e Rusisë. Mendoj se lëvizjet e tij të fundit kanë qenë të planifikuara prej kohësh. Vumë re se ai pas zhvillimeve në Beslan reagoi shumë shpejt dhe i duhej vetëm një pretekst që t'i vinte në zbatim. Ky kthim mbrapa në mënyrën e kaluar të të bërit të gjërave, është tipik si për kulturën politike ruse ashtu dhe për vetë Putinin. Të gjithëve na kujtohet që ai e bëri karierën e tij si një oficer sigurimi në KGB.
RADIO EVROPA E LIRË
Një analist tha se shpresat që kollapsi i komunizmit do të shpiente drejt një rendi liberal dhe demokratik në Lindje po realizohen në Poloni, Çeki dhe gjetiu në rajon. Por, në Rusi kjo ka dështuar si gjithnjë?
PATRICK MOORE
Pikërisht, si gjithnjë. Dimë që Rusia ka tradita të ndryshme historike nga Polonia apo Çekia. Dhe kjo shpjegon në një farë pike në mos plotësisht këtë fenomen. Por lëvizjet e fundit të Putinit mendoj se do të jenë kundërproduktive. Kjo për arsye se ekonomitë moderne dhe shoqëritë e bazuara në informatikë, siç i kemi sot në gjithë botën, janë ato që kërkohen sëse dëshironi ecje përpara. Nuk mundeni t'u qaseni problemeve të kësaj kohe me zgjidhjet e viteve të 30-ta. Një shoqëri moderne e bazuar në informatikë dhe ekonomi tregu nuk është e përputhshme me një qeverisje qëndrore diktatoriale. Gorbaçovi e kuptoi këtë në vitet e 80-ta, por duket se Putini e ka harruar këtë gjë.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Mur, një zyrtar amerikan është cituar të ketë thënë se rusët aktualisht janë duke dërguar sinjale të përziera. Ata janë ambivalentë për raportin e tyre me Perendimin. Nuk dihet nëse dëshirojnë t'i bashkohen Perendimit ose jo. Nga është duke shkuar në fakt Rusia?
PATRICK MOORE
Kjo ambivalencë është absolutisht një vëzhgim i saktë dhe ka rrënjë shumë të thella në historinë e Rusisë. Zbignjev Bzhezhinski, i cili është një ndër analistët kryesorë politikë të Shteteve të Bashkuara, dhe ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i presidentit Karter në fund të viteve të 70-ta, sapo ka mbaruar librin e tij më të fundit me titullin - "Zgjedhja për të ardhmen e politikës së jashtme amerikane". Në këtë libër ai diskuton marrëdhëniet ndërkombëtare në shumë kontekste dhe sa i përket Moskës, ai shkruan se Rusia tani është bërë një ekonomi e mesme, një pushtet i mesëm dhe nuk është më në pozitën e Bashkimit Sovjetik që të projektojë pushtetin e vet anembanë botës dhe të kërcënojë. Ky është një realitet i ri dhe mendoj se vetë zoti Putin e ka vlerësuar këtë. Atij i janë dhënë shumë këshilla të mira lidhur me këtë çështje, për ta përkujtuar që Rusia nuk ka pushtetin dhe forcën e ish Bashkimi Sovjetik. Për këtë arsye ai duhet të jetë pak më modest në qëllimet e tij dhe në sjelljen e tij. Megjithatë Rusia po bën shumë gjëra. Në mënyrë që të heqin qafe disa nga kapacitetet industriale dhe që të bëjnë para, ata i kanë shitur armë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik - Pekinit. Kina është mjaft e lumtur që i blen ato, por Kina potencialisht do të jetë një problem shumë i madh për Rusinë dhe Moska në planin afatgjatë do ketë nevojë për miq në Perëndim. Pse Kina është problem për Rusinë? Së pari për shkak se në Lindjen e largët të Rusisë në Siberi, popullata ruse po zvogëlohet. Pjesërisht ata po zhvendosen në pjesën evropiane, pjesërisht janë problemet e përgjithshme demografike ruse të shkaktuara nga alkooli, përdorimi i drogës dhe një sistem shëndetësor i varfër. Në të njëjtën kohë Kina si ekonomikisht ashtu dhe demografikisht është shumë depërtuese dhe ka tashmë punëtorë kinezë në numër të madh në Siberi. Pra ndoshta nuk do të ishte plotësisht e mençur për Rusinë shitja e armëve Kinës. Megjithatë çfarëdo që bën Rusia tani, që shkon mbrapa në veprimet e vjetra, nuk do të zgjatë shumë. Ata do detyrohen t'i ndryshojnë gjërat herët apo vonë dhe kjo për shkak se bota e sotme nuk i përgjigjet zgjidhjeve që zbatoi Stalini në vitet e 50-ta ose Brezhnjevi në vitet e 80-ta.
Intervistoi: Melazim KOCI