Ndërlidhjet

KHARTOUM


Sudani tha se do të bashkëpunojë me rezolutën e Këshillit të Sigurimit, e cila i bën thirrje qeverisë të rivendosë sigurinë në rajonin e Darfurit, por rezolutën e quajti "të padrejtë".
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Sudan Jan Pronk, tha se kërcënimet me sanksione duhen parë si "instrument të presionit" ndaj qeverisë sudaneze.
"Sanksionet, sipas meje, sot do të ishin të parakohshme. Por kërcënimet me sanksione, janë relevante dhe të justifikueshme", tha Pronk.
Kombet e Bashkuara thonë se rreth 50 mijë njerëz janë vrarë, dhe mbi 1 milion janë detyruar t'i braktisin shtëpitë nga sulmet e milicive proqeveritare arabe në Darfur, që filluan para 19 muajsh.
XS
SM
MD
LG