Ndërlidhjet

BERLIN


Zgjedhjet lokale në dy shtete të pjesës lindore të Gjermanisë kanë sjellë rritje të konsiderueshme të përqindjes për partitë ekstremiste ish komuniste. Partia Demokratike Kombëtare, ka marrë afro 9% të votave në Saksoni, duke fituar vende në parlamentin e këtij shteti për herë të parë prej vitit 1968. Kjo konsiderohet fitore e madhe për këtë parti, të cilën qeveria gjermane vjet u përpoq ta shpallte të jashtligjshme.
Ndërkaq në Brandenburg, Bashkimi Popullor Gjerman i ekstremit të djathtë, sërish e ruajti praninë e vet në parlament. Në këto dy shtete gjermane, partia social demokrate e kancelarit Gerhard Shreder, humbi shumë vota.
XS
SM
MD
LG