Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kandidati presidencial demokrat John Kerry i ka intensifikuar kritikat e politikave të presidentit Bush rreth Irakut dhe luftës kundër terrorizmit.
Në një fjalim në Universitetin e Nju Jorkut, Kerry e akuzoi Bushin për, siç tha "dështim kolosal të gjykimit".
Invadimi në Irak ka krijuar krizë të përmasave historike, dhe nëse nuk e ndryshojmë kursin, ka gjasa që të mos shihet përfundimi i kësaj lufte",tha senatori John Kerry.
Ndërkaq, gjatë takimit me përkrahësit në Nju Hempshir, duke reaguar ndaj kritikave të Kerryt, presidenti George Bush, tha se kundërshtari i tij po vazhdon ti ndryshojë qëndrimet.
"Ai qartazi u zgjua dhe tani vendosi se nuk është dashur ta invadojmë Irakun, ndërsa muajin e kaluar tha se do të votonte për forcën edhe pse i kishte parasysh të gjitha ato që i dijmë tash", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG