Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRAGË


Në një intervistë ekskluzive për radion "Evropa e Lirë", presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq i ka hedhur poshtë pohimet se pavarësia e mundshme e Kosovës do të shpiente në copëtimin e vendeve tjera në rajon.
Mesiq tha se autoritetet e Kroacisë do të pranonin "çfarëdo vendimi legal dhe legjitim" për statusin final të Kosovës, duke shtuar se këshilla e tij për vendet tjera ballkanike do të ishte që t'i pranojnë standardet evropiane dhe të shohin përpara, e jo në të kaluarën.
I pyetur nëse si president i fundit i ish Jugosllavisë ndjen përgjegjësi për shpërbërjen e atij shteti, Mesiq është përgjegjur se që në vitin 1991 kur ka arritur në Beograd e ka patur të qartë se institucionet federale kishin pushuar së funksionuari.
Zgjidhja, tha Mesiq, ishte arritja e një marrëveshjeje të re politike ndërmjet Republikave. Por kompromisin e tillë nuk e dëshironte presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviq, tha Mesiq, për të shtuar se Millosheviqi synonte shkatërrimin e Jugosllavisë dhe krijimin e Serbisë së madhe.
Për realizimin e këtij plani Millosheviqi e përkrahu gjenocidin dhe krimet tjera të luftës, dhe prandaj ai tani përgjigjet para Tribuinalit për Krime të Luftës në Hagë, deklaroi për "Evropën e Lirë" presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq.
XS
SM
MD
LG