Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish pop këngëtarit të njohur, Cat Stivens, që pas konvertimin në fenë islame, e ka marrë emrin Yusuf Islam, nuk i është lejuar hyrja në Shtetet e Bashkuara, pasi emri i tij ishte në listën e personave të cilëve nuk u lejohet hyrja në Amerikë, ka thënë zëdhënësi i autoriteteve për sigurinë e transportit, Nico Mendelez. Aeroplani nga Londra për në Uashington, me të cilën ai udhëtonte, u urdhërua të ateroj në Bangor të Majnit, ku Yusuf Islam u mor në pyetje nga autoritetet federale. Është thënë se ata planifikojnë kthimin e tij. E përditshmja New York Times, duke cituar fjalët e një zyrtari amerikan, ka shkruar se besohet se Yusuf Islam, më parë i njohur si Cat Stevens, ishte mbështetës financiar i grupeve për të cilat mendohet se janë të lidhura me terrorizëm.
XS
SM
MD
LG