Ndërlidhjet

PRAGË


Në qytetet evropiane sot për tri orë mbizotëroi e ashtuauajtura "ditë pa veturë". Ky aksion që mbahet një herë në vit ka për qëllim inkurajimin e shfrytëzimit të transportit publik nëpër qytete dhe që nëpër qendra të qyteteve tu mundësohet lëvizje më e lirë këmbësorëve. Mendohet se kjo gjë ndikon edhe në ruajtjen e ambientit. Në këtë aspekt, është raportuar se edhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, prej orës 9 e deri në orën 12 ishte i kufizuar trafiku i veturave private.
XS
SM
MD
LG