Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

FLORIDA, SHTETET E BASHKUARA


Kandidati demokrat për president, John Kerry e ka kritikuar presidentin amerikan, George Bush për fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Në një konferencë pë media, pas fjalimit të djeshëm të zotit Bush, senatori Kerry ka thënë se "presidenti Bush e humbi një rast shumë të rëndësishëm për Amerikën dhe për botën", ngase, sipas tij, në vend që liderëve nga e mbarë bota tu shpjegoj se për të gjithë është e rëndësishme çështja e Irakut, zoti Bush u mbajti atyre një "leksion". Presidenti Bush u ka thënë reporterëve se senatori Kerry "ka marrë shumë pozicione të ndryshme lidhur me Irakun, kështu që qëndrimet e tij nuk kanë aspak të besueshme".
XS
SM
MD
LG