Ndërlidhjet

SHKUP


Një gjykatës hetues ka thënë sot se janë identifikuar trupat e pajetë të dy prej katër personave që ishin gjetur në muajin Maj në një gropë të thellë afro 50 metra, në një lokalitet 70 kilometra në jug-perëndim të Shkupit. Gjyqtari Tance Sofronievski ka thënë se këto dy viktima ishin Islam Veliu, shqiptar, nga një fshat afër Strugës, i lindur në vitin 1963 dhe Radoslav Badev, me kombësi bullgare i lindur në vitin 1968, transmeton agjencia AP. Ekspertët ende po punojnë në identifikimin e dy trupave të tjerë.
XS
SM
MD
LG