Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Irakut, Iljad Allaui, sot ka folur para Kongresit Amerikan dhe me këtë rast tha se megjithë problemet e pranishme, Iraku është duke shkuar drejt stabilizimit.
Allaui tha se vendi i tij është duke jetuar më mirë pa Sadam Hyseinin dhe i është falenderuar Amerikës për mbështjetje në luftën për lirinë e Irakut.
"Faleminderit Amerikë", tha Allaui para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Ai ka vënë në pah se është i vetdijshëm se vendimi i presidentit Bush për të nisur sulmet ushtarake kundër regjimit të Sadam Hyseinit ishte i vështirë, por ka konkluduar Allaui, ky ishte vendim i drejtë.
Pasdite Allaui është takuar dhe ka biseduar me presidentin amerikanë George Bush. Pas takimit, presidenti Bush deklaroi se "Mbeturinat e regjimit të vjetër dhe grupet terroriste synojnë të pengojnë zgjedhjet në Irak dhe të demoralizojnë aleatët e Irakut. Terroristët e dijnë se zhvilimet në Irak janë duke iu afruar momentit vendimtarë", tha presidenti Bush pas takimit me kryeministrin irakien Iljad Allaui.
XS
SM
MD
LG