Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana ka thënë sot se standardet demokratike në Kosovë duhet të zbatohen. Në këtë aspekt ai ka thënë se kryeadministratori Soren Jessen-Petersen "në një mënyrë të re, palëve në Kosovë u ka paraqitur qëndrimin se me standarde duhet të veprohet në mënyrë më të qartë, me prioritete me qëllime të caktuara dhe se kjo duhet të zbatohet". Duke u shprehur lidhur me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në Kosovë, zoti Solana ka thënë se "nëse nuk marrin pjesë ata do të bënin gabim". Këto komente Havier Solana i bëri pas një takimi të përbashkët të komitetit politik dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian dhe të Këshillit të Natos në Bruksel. Duke folur për reformën e pushtetit lokal në Kosovë, zoti Solana, që nesër e viziton Prishtinën, tha se "çështja e decentralizimit duhet të merret serioizisht dhe të realizohet progres".
XS
SM
MD
LG