Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Zgjedhjet e 23 tetorit do të jenë edhe një test i rëndësishëm për Kosovën në procesin e përmbushjes së standardeve, në mënyrë që në mesin e vitit 2005 të mund të fillojë përcakëtimi i statusit përfundimtarë të Kosovës", tha sot në Prishtinë, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana pas takimeve me krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe me përfaqësues shqipëtarë e serbë të partive politike. Në të gjitha takimet, Solana përmendi domosdoshmërinë e zgjedhjeve të qeta, implementimin e rezultateve zgjedhore dhe të standardeve, duke shtuar se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe secili duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta.
Ai ka thënë se pas zgjedhjeve UNMIK-u duhet të bartë më shumë përgjegjësi tek institucionet e Kosovës.
Me këtë rast, zoti Solana u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje.
"Mendoj se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje do të jetë në të mirën e tyre dhe unë ndihem kështu", tha Solana, sipas të cilit serbët duhet të bëhen pjesë e procesit dhe ata mund të jenë pjesë e procesit dhe e institucioneve vetëm duke marrë pjesë në zgjedhje.
"UNMIK-u dhe KFOR-i kanë bërë mjaft përpjekje për të ofruar një ambient të sigurtë që do të mundësonte pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhje", tha Solana.
XS
SM
MD
LG