Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Biznesmenët amerikanë, ardhja e të cilëve në Kosovë, nga shumë kompani kosovare shihet si mundësi shumë e mirë partneriteti, po vizitojnë sot rajonet më të mëdha të Kosovës për të parë për së afërmi mundësitë e investimeve. Përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë të institucioneve i kanë siguruar ata në ditën e parë të misionit amerikan për tregti dhe investime, se Kosova është një ambient i përshtatshëm për investime.
Rob Gulick drejtor i Odës Ekonomike Amerikane tha se kompanitë amerikane, që po qëndrojnë në Kosovë, janë duke i shikuar mundësitë e investimit në miniera, energjetikë, turizëm. Ai shtoi se deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete bashkëpunimi në mes të kompanive amerikane dhe atyre kosovare.
Zyra Amerikane, e cila edhe ka organizuar këtë mision ka identifikuar fushën e bujqësië, minierave, industrinë e prodhimeve ushqimore, si prioritete në të cilat nevojitet investimi amerikan.
XS
SM
MD
LG