Ndërlidhjet

HAGË


"Mos bashkëpunimi i Beogradit me Tribunalin e Hagës e vë në pikëpyetje mbështjetjen e Shteteve të Bashkuara për mbajtjen e gjykimeve për krime të luftës në vend", tha ambasadori amerikan për krimet e luftës Pjer Ricard Prosper pas takimit me kryeprokurorën e Tribunalit të Hagës Karla Del Ponte dhe kryetarin e kësaj gjykate Teodor Meron.
"Shtetet e Bashkuara, më parë, e përkrahën idenë që gjykimet për krime të luftës të mbahen në Beograd, mirëpo, sërish duhet ta shqyrtojmë atë politikë pasi Beogradi në vitin e fundit nuk tregoi kurfarë bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës", tha ambasadori amerikan për krime të luftës Pjer Ricard Prosper.
XS
SM
MD
LG