Ndërlidhjet

PARIS/ROMË


Dy gazetarët francezë që po mbahen peng në Irak do të mund të liroheshin kah fundi i kësaj jave, ka thënë sot një ndërmetësues. Siç transmetom mëtutje agjencia Reuters, Pierre Girard-Hautbout ka thënë se një koleg i tij dje kishte takuar dy gazetarët francezë. Mbrëmë në Romë arritën dy punëtoret humanitare italiane, që për tri javë ishin mbajtur të rrëmbyera në Irak. Me këtë rast, kryeminsitri i Italisë, Silvio Berlusconi, gjatë paraqitjes në televizionin kombëtar, pos tjerash tha:
-Ishte një ngjarje e tmerrshëme, që vendin e mbajti në ankth, përfshirë këtu edhe prindërit e të gjitha vajzave italiane. Për fat të mirë, kjo ngjarje përfundoi në mënyrën më të mundshme pozitive.

Për fatin e inxhinierit nga Britania, Ken Bigley, që mbahet peng nga rrëmbyesit në Irak, ende nuk ka informacione të reja.
XS
SM
MD
LG