Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia e kundërshton raportimin kundër Iranit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me atë që Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera e vlerësojnë si shkelje të rregullave bërthamore të Kombeve të Bashkuara, është shprehur sot, zyrtari i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Igor Ivanov. Duke folur lidhur me bashkëpunimin e Rusisë me Iranin, në ndërtimin e centralit atomik në Bushehr, zoti Ivanov tha:
-Ne shumë herë kemi theksuar se Rusia vazhdon ta zhvilloj bashkëpunimin bërthamor me Iranin, veçanërisht nëpërmjet të projektit Bushehr, i cili do të kompletohet me kusht që i gjithë karburanti i shfrytëzuar bërthamor të kthehet në Rusi.
XS
SM
MD
LG