Ndërlidhjet

VJENË


Ministri i Sllovenisë për Integrimet ka kërkar integrimin më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
"Vetëm me integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE mund të arrihet përparimi ekonomik, i cili është bazë për stabilitetin", ka thënë Millan Cvikëll për gazetën austriake "Presse".
"Kosova nuk mund të shihet e izoluar nga reformat në Maqedoni, Shqipëri apo Serbi dhe Mal të Zi. Dilema është nëse do ta shohim coptimin e mëtejmë të këtyre vendeve, apo do ta shohim aksionin e tyre të përbashkët", ka deklaruar ministri slloven Cvikëll.
XS
SM
MD
LG