Ndërlidhjet

SHKUP


Shtetet e Bashkuara e mbështesin vizionin e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veriatlantike, ka deklaruar nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike Mark Grosman, pas takimeve me presidentin Branko Crvenkovski dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Shkup.
Ai gjithashtu ka falenderuar Maqedoninë për rolin e saj në luftën globale kundër terrorizmit.
Grosman ka thënë se Marrëveshja Kornizë dhe decentralizimi janë punë të vështira, por duhet të përmbushen, me qëllim që Maqedonia të realizoj vizionin e saj drejt NATO-s dhe BE-së, si dhe të jetë shoqëri multietnike dhe e suksesshme.
Shpejtësia në rrugën e Maqedonisë drejt këtyre intregrimeve do të përcaktohet nga referendumi për decentralizimin, tha nënsekretari amerikan Mark Grosman.
XS
SM
MD
LG