Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviq, tha se do t'i mbështesë presidentin dhe kryeministrin e Serbisë, nëse ata u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje.
Ithtarët e bojkotit nuk kanë argumente kur pohojnë se për të drejtat e serbëve do të luftojnë ashtu që do të mbeten jashtë institucioneve dhe bisedimeve, në vitin kur vendoset për statusin final të Kosovës, tha Drashkoviq në konferencën "Për Kosovën-5 vjet më vonë", e cila mbahet në Beograd.
Lidhur me statusin përfundimtar, ai tha se Serbia kurrë nuk do të dakordohet me pavarësinë e Kosovës.
Në tubimin e njëjtë, ish ministri i jashtëm Paskal Milo tha se qeveria e Tiranës dhe opinioni shqiptar nuk e shohin Kosovën si pjesë e Serbisë, por ardhmërinë e saj e shohin në familjen evropiane.
XS
SM
MD
LG