Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy ushtarë amerikanë janë plagosur nga shpërthimi në paralagjen Sadr City të Bagdadit, ndërkohë që përleshjet me kryengritësit ende vazhdojnë.
Ushtria amerikane gjithashtu tha se dy ushtarë ishin plagosur në Mosul dhe një në Fallujah, ku aeroplanët e ushtrisë amerikane i bombarduan pozicionet e militantëve.
Nga Samarra raportohet për qetësi relative, një ditë pas përleshjeve të forcave amerikane dhe irakiene me kryengritësit.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se gjatë luftimeve të fundit janë vrarë 109 kryengritës dhe një ushtar amerikan, ndërsa 37 kryengritës janë kapur.
XS
SM
MD
LG