Ndërlidhjet

SAMARA


Ushtria e Shteteve të Bashkuara së bashku me forcat irakiene kanë deklaruar fitore në Samara të Irakut pas dy ditë luftimesh intenzive me kryengritësit, me qëllim të marrjes nën kontroll të këtij vendi nga militantët.
Sipas ushtrisë së Shteteve të Bashkuara së paku 125 kryengitës janë vrarë dhe 88 të tjerë janë kapur gjatë këtij operacioni.
Në zhvillime të tjera, policia irakiane njoftoi se ka gjetur dy trupa të pajetë në afërsi të Bagdadit. Zyrtarë për informim të policisë irakiene thanë se trupat e gjetur, një femër dhe një mashkull, mund të jenë trupat e ndonjë të rrëmbyeri më herët nga militantët mirëpo ende nuk është konfirmuar.
XS
SM
MD
LG