Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e UNMIK-ut njoftoi sot se rreth orës 14:30 në afërsi të hotelit "Grand" në Prishtinë ka pasur disa të shtëna me armë zjarri me ç’rast është plagosur një person. Viktima, e cila u qëllua nga një sulmues i panjohur, është dërguar për shërim në Qendrën Emergjente në Prishtinë.
Njësitet hetuese të policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet ende motivi i sulmit dhe as identiteti i viktimës apo i sulmuesit.
XS
SM
MD
LG