Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica sot ka deklaruar se nuk do ti ftoj serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e 23 tetorit. Ai mëtutje ka thënë se "nuk ka as garanca minimale të sigurisë për serbët në Kosovë". Zëdhënësi i administratës ndërkombëtare në Kosovë, Gjorgji Kakuk ka thënë se "UNMIK-u ende pret përgjigjje zyrtare nga Beogradi" e jo deklarime nëpër media. Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Mimoza Kusari u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të shkëputen nga varësia politike e Beogradit dhe të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG