Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana dhe Komisioneri Evropian Kris Paten po qëndrojnë sot në Beograd. Ata fillimisht u takuan me presidentin serb Boris Tadiq. Gjatë ditës ata do të takohen me kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe më zyrtarë të tjerë shtetërorë. Bëhet e ditur se gjatë takimeve do të shqyrëtohet mënyra se si mund ti ndihmohet bashkësisë shtetërore të Serbisë e Malit të Zi që të shpejtojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke përdorur rrugën e të ashtuquajturve "binarë paralelë".
Një prej temave do te jenë edhe zgjedhjet e 23 tetorit në Kosovë. Në këtë kontest, Paten ka theksuar rëndësinë që ka pjesëmarrja e plotë në këto zgjedhje përfshier të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Pritet që përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian ti ftojnë liderët e Serbisë e Malit të Zi që të bashkëpunojnë në tërësi me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG