Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana dhe Komisioneri Evropian Kris Paten po qëndrojnë sot në Beograd. Ata fillimisht u takuan me presidentin serb Boris Tadiq. Gjatë ditës ata u takuan edhe me kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe më zyrtarë të tjerë shtetërorë. Gjatë takimeve është shqyrëtuar mënyra se si mund ti ndihmohet bashkësisë shtetërore të Serbisë e Malit të Zi që të shpejtojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke përdorur rrugën e të ashtuquajturve "binarë paralelë".
Një prej temave ishte dalja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 23 tetorit. Në këtë kontest, Paten ka theksuar rëndësinë që ka pjesëmarrja e plotë në këto zgjedhje përfshier të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian ftuan liderët e Serbisë e Malit të Zi që të bashkëpunojnë në tërësi me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG