Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka përjashtuar mundësinë që të pranohen kushtëzimet e parashtruara nga presidenti i Serbisë për pjesëmarrjen e sërbëve të Kosovës në zgjedhjet e lira.
"Ne i kemi ftuar disa herë dhe është në të mirën e tyre të marrin pjesë në zgjedhje, nëse jo ata i kanë vendet e rezervuara në Parlament", ka thënë presidenti Rugova pas takimit që ka zhvilluar sot me ambasadorin Larry Rossin, këto ditë i emëruar në postin e zëvendës-shefit të UNMIK-ut. Ndërkaq Rossin tha se vendimi i Tadiqit që t'ju bëjë thirrje serbëve të dalin në zgjedhje është me rëndësi për Kosovën, kurse detajet dhe vendimi sipas tij duhet të merren nga shefi i UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG