Ndërlidhjet

PENSILVANI


Presidenti i SHBA-ve George Bush në një fjalim të mbajtur në Pensilvani sot ka deklaruar se senatori John Kerry ka strategjinë e tërheqjes nga Iraku dhe një program ekonomik që do të dobësojë Amerikën për brenda. "Sa i përket luftës kundër terrorizmit senatori Kerry po propozon politika dhe doktrina që do të dobësojnë Amerikën ndërsa botën do ta bëjën më të rrezikuar" ka thënë me këtë rast presidenti Bush. Ndërkohë senatori John Eduards kandidat për nënpresident në zgjedhjet e 2 nëntorit tha se "presidenti Bush është krejtësisht larg realitetit kur bëhet fjalë për luftën në Irak dhe ekonominë".
XS
SM
MD
LG