Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen me një vendim ekzekutiv, ka autorizuar Komisionin Qendror Zgjedhor dhe shefin e OSBE-së ambasadorin Paskal Fieschi që ta aprovojë certifikimin e vonshëm të subjektit më të ri serb, të quajtur Lista Serbe për Kosovën e Metohinë.
Në një komunikatë të OSBE-së thuhet se sikurse edhe të 32 partitë tjera kosovare që janë certifikuar, edhe ky subjekt politik duhet të marrë të drejtat e njëjta sa më shpejt që është e mundur.
“Me të gjitha vonesat teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2004, PSSP-ja me autoritetin e tij i ka dhënë lejen këtij subjekti që të marrë pjesë në zgjedhje”, është shprehur shefi i OSBE-së Paskal Fieschi.
Vendimi i PSSP-së, thuhet se është në përputhje me Kornizën Kushtetuese të Kosovës dhe është në kuadër të autoritetit të tij në mbojtje të interesave të komuniteteve.
XS
SM
MD
LG