Ndërlidhjet

PRISHTINË


Para pak çastesh, ish senatori amerikan Robert Bob Dole mbërriti në Priashtinë, ku në aeroportin e Sllatinës u prit nga presidenti Ibrahim Rugova.
Me të mbërritur, Dole e shfaqi shpresën se viti 2005 do të jetë shumë i rëndësishëm dhe do ta shënojë pavarësinë e Kosovës.
Me vite të tëra, tha Dole, jam interesuar dhe kam punuar për Kosovën si një vend të rëndësishëm, të cilit vazhdimisht jam munduar t'i ndihmoj.
Ndërkaq presidenti Rugova tha se Dole do të nderohet me Medaljen e Artë të Lirisë, për kontributin e tij për Kosovën.
Robert Bob Dole është i emëruar i presidentit Rugva në postin e ambasadorit të nderit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë vizitës në Kosovë, Dole do t'i takojë edhe personalitetet tjera politike vendore.
XS
SM
MD
LG